Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku dy shtetas, përkatësisht 61 dhe 66 vjeç, janë arrestuar nga Policia pas dyshimeve për abuzim seksual ndaj një gruaje 38-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi është bërë nga vëllai i viktimës, i cili deklaron se motra e tij, një shtetase e pazotë për t’u mbrojtur, është abuzuar seksualisht nga dy personat e arrestuar. Për më tepër, ai dyshon se një prej tyre, 61-vjeçari A. B., e ka shfrytëzuar atë edhe për prostitucion. Policia ka vënë në pranga shtetasit A. B. dhe V. T., ndërkohë që hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.







