Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçare të identifikuar si E.D., pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ndodhet në proces për zgjidhjen e martesës. Sipas njoftimit zyrtar, gruaja dyshohet se ka marrë pa leje fëmijën e përbashkët nga banesa familjare.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të saj për veprën penale të marrjes pa të drejtë të fëmijës, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Policia ka nisur punën për kapjen e saj dhe kthimin e situatës në normalitet.







