Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bushatit, në Vau i Dejës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një motomjet me të cilin udhëtonte një i mitur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:30, kur mjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet Gj. N. dyshohet se ka devijuar nga rruga, duke përplasur motorin me drejtues një të mitur 16-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, është plagosur një pasagjer po ashtu 16 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.







