FLASH :

Fenomeni i çuditshëm/ Plazhet publike bosh në Durrës, pas çlirimit nga zaptimi

Një pamje e trishtë po përsëritet çdo ditë në bregdetin e Durrësit: plazhet publike qëndrojnë bosh, ndërsa ato private janë mbushur plot. Arsyeja është e qartë për pushuesit: askush nuk merr mundimin të shkojë me çadër në një zonë ku rëra është e mbuluar me mbeturina dhe mungon çdo lloj shërbimi. Mungesa e pastrimit, mungesa e sigurisë dhe indiferenca e institucioneve i kanë kthyer plazhet publike në zona të braktisura.

Nga ana tjetër, plazhet private ofrojnë pastërti, shërbim dhe ambiente të sistemuara, duke tërhequr çdo ditë mijëra pushues. Situata ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët kritikojnë faktin që hapësira publike po degradohet ndërsa nuk merret asnjë masë për mirëmbajtjen e saj. Plazhi publik në Durrës duket se ekziston vetëm në letër por jo më për njerëzit.