FLASH :

Kjo është gjendja e shkarërrimit në Tel Aviv pas bombardimeve iraniane

Pamjet që vijnë nga Tel Avivi tregojnë qartë përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga përplasja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, pas 11 ditësh shkëmbime intensive raketash. Në video duken ndërtesa të dëmtuara, rrugë të shkatërruara dhe paniku i qytetarëve që përpiqen të rimarrin veten nga sulmet e njëpasnjëshme.

Më 13 qershor, Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj Iranit, duke deklaruar se qëllimi ishte eliminimi i çdo mundësie që Teherani të zhvillojë armë bërthamore. Irani, i cili mohon pretendimet për zhvillim të një arsenali bërthamor, u kundërpërgjigj me raketa balistike që goditën qytete dhe zona të banuara izraelite.

Bilanci i përgjakshëm flet për të paktën 439 të vdekur në Iran dhe 28 në Izrael, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta dhe pa ndonjë shenjë të afërt qetësimi. Komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për përmbajtje dhe dialog, ndërkohë që pasojat e konfliktit kanë lënë gjurmë të thella në të dy vendet.