Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy tërmete të njëpasnjëshëm, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës.
Kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.








