FLASH :

Video/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Sekuestrohen 69 çadra e shezlongë në Vilë Bashtovë, procedohet një shtetas

Policia e Kavajës ka vijuar sot kontrollet intensive përgjatë vijës bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në plazhin e Vilë Bashtovës është liruar një hapësirë publike që ishte zënë pa leje nga një qytetar, ndërsa janë sekuestruar 69 komplete me çadra dhe shezlongë. Shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për këtë shkelje.

Policia njofton se do të vijojë me kontrollet përgjatë gjithë bregdetit për të garantuar lirinë e përdorimit të hapësirave publike nga pushuesit dhe për të monitoruar aktivitetet që zhvillojnë subjektet private gjatë sezonit turistik.