Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12:15, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në hyrje të qytetit të Tepelenës. Një automjet tip Range Rover me targë AJ888KV, që i përket kryetarit të Bashkisë së Këlcyrës, është filmuar duke kryer një manovër tejet të rrezikshme parakalimi në një kthesë, duke rrezikuar përplasjen ballore me një automjet tjetër që vinte përballë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të menjëhershme në rrjete sociale, ndërsa qytetarët kërkojnë hetim dhe ndëshkim sipas ligjeve në fuqi, duke nënvizuar se askush nuk mund të jetë mbi rregullat e qarkullimit rrugor.
Presim reagim zyrtar nga autoritetet për këtë sjellje të papërgjegjshme që mund të kishte përfunduar në tragjedi.







