Një avion i linjës American Airlines është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi një nga motorët e tij u përfshi nga flakët menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Harry Reid në Las Vegas, mëngjesin e së mërkurës.
Avioni, me destinacion Charlotte, Karolina e Veriut, po transportonte 153 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi. Piloti vendosi të kthehej menjëherë në pistë, pasi pasagjerët panë flakët që dilnin nga motori dhe një sërë tymi të zi që ndiqte mjetin ajror.
Pamjet dramatike të shpërndara në rrjete sociale tregojnë avionin teksa lëshon tym të zi në ajër dhe flakë që dalin nga njëra anë e motorit. Sipas dëshmitarëve, u dëgjua një zhurmë e madhe shpërthimi pak pas ngritjes.
Pas uljes në pistë, pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë dhe pa panik. American Airlines deklaroi më pas se inspektimet teknike nuk konfirmuan zjarr në motor dhe se incidenti është në hetim nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA).









