Randal Kolo Muani ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Juventusi, duke lënë pas krahëve zërat për një kalim të mundshëm te Chelsea. Në një intervistë për “Tuttosport”, pas fitores 4-1 ndaj Wydad Casablanca në Kupën e Botës për Klube, francezi u shfaq entuziast për formën e skuadrës dhe lavdëroi bashkëpunimin me talentin Kenan Yildiz.
“Një ndeshje fantastike. Kenan deshi të ma pasonte topin para autogolit. Luajtëm mirë dhe menaxhuam presionin. Na pret një sfidë e madhe me Manchester City”, tha ai.
Sa i përket Yildiz, ai nuk kurseu elozhet: “O Zot, është shumë i fortë. Të luash me të është magji e pastër. Kenan ka cilësi për të luajtur në klubet më të mëdha në botë.” Ndërsa për të ardhmen u shpreh i qartë: “Për Chelsea nuk di gjë. Dua të fokusohem te turneu, por po të ishte për mua, do të qëndroja këtu. Te Juventusi ndihem shumë mirë.”