FLASH :

Tritol servisit në Vlorë, eksplozivi shpon murin dhe rrezikon ballkonin e ndërtesës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen “Bashkimi”, ku një sasi e vogël tritoli është hedhur pranë murit rrethues të një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur me kujdes në pjesën e pasme të godinës dhe ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në disa zona të qytetit, duke krijuar panik tek banorët përreth. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin apo autorët e ngjarjes. Burime nga hetimi paraprak dyshojnë se ngjarja mund të jetë një akt paralajmërues, ndërsa pamjet tregojnë dëme të konsiderueshme në murin e servisit dhe fasadën e pasme të godinës. Autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.