FLASH :

Babai shembet në tokë pasi djali i vdes nga bombardimet izraelite

PAMJE TË RËNDA

Një baba i dëshpëruar është rrëzuar në lot ndërsa vajton vdekjen e të birit, Hasan Samir Abu Lateefa, vetëm 17 vjeç, i cili u vra teksa përpiqej të siguronte ushqim pranë një pike ndihmash në Rafah, të mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. “Zoti më dhëntë forcë të përballoj mungesën tënde. Nuk do të zgjas gjatë,” tha ai, mes një dhimbjeje që ka tronditur opinionin publik.

Sipas Al Jazeera, forcat izraelite kanë vrarë deri në 50 persona që prisnin ndihma ushqimore që nga mëngjesi i sotëm në qendra të shpërndarjes në jug të Rripit të Gazës. Përveç kësaj, janë raportuar edhe 21 të vrarë të tjerë në pjesë të tjera të enklavës së rrethuar. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë ndërkombëtare, ndërsa dhuna ndaj civilëve në kërkim të ushqimit vjen në një moment krize humanitare ekstreme në Gaza.