Justin dhe Hailey Bieber po përpiqen ta shpëtojnë martesën e tyre , për shkak të problemeve të shëndetit mendor të këngëtarit. Çifti ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre kohët e fundit, me një burim që konfirmon se Justin Bieber është shqetësuar thellësisht nga sjellja e gruas së tij. Në një deklaratë të bërë për Entertainment Tonight, burimi thotë se Hailey Bieber po e merr marrëdhënien e saj me këngëtarin “sipërfaqësisht”, gjë që po i shkakton shqetësim. “Ai mendon se Hailey është shumë sipërfaqësore në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si ajo duket në botë”, tha ai.
Megjithatë, siç deklaroi më vonë, Hailey Bieber nuk është e kënaqur as me sjelljen e burrit të saj, pasi “ndjen sikur ai nuk ka më motivim”. Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk ndalet së përpjekuri për këtë martesë, pasi duan ta “shpëtojnë” atë. “Ata po përpiqen, megjithëse gjërat nuk janë mirë mes tyre”, tha i njëjti person.
Spekulimet se ata po shkojnë drejt një ndarjeje u intensifikuan kur Hailey Bieber u pa pa unazën e saj të martesës në një dalje në New York. Jo shumë kohë më parë, fansat e Justin Bieber përmbytën internetin me postime që i referoheshin shëndetit mendor të këngëtarit, duke shprehur kështu shqetësimin e tyre për të.
Justin Bieber iu përgjigj të gjitha këtyre me një story në Instagram që bëri pak kohë më parë.
“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të përmirësohem, a nuk mendoni se nëse do të mund të isha përmirësuar vetë, do ta kisha bërë tashmë?” shkroi ylli 31-vjeçar i popit, duke shtuar: “E di që jam i lënduar. E di që kam probleme me zemërimin. Jam përpjekur ta bëj këtë punë gjithë jetën time për të qenë si njerëzit që më thanë se duhej të përmirësohesha si ata. Dhe kjo më lodh dhe më zemëron gjatë gjithë kohës.“