AKVMB njofton se që prej datës 4 qershor 2025, kur u konfirmua rasti i parë pozitiv me këtë sëmundje në vendin tonë, strukturat veterinare të AKVMB-së kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në 2803 ferma, duke monitoruar një total prej 425.902 krerësh të imta (dele dhe dhi).
Deri në këtë moment, janë identifikuar 13 ferma pozitive, të shpërndara në 11 vatra të ndryshme, ku janë zbatuar të gjitha masat e parashikuara nga protokollet veterinare për izolimin, menaxhimin e rasteve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
AKVMB u bën thirrje të gjithë fermerëve dhe subjekteve blegtorale që, nëse konstatojnë simptoma të dyshimta tek kafshët e imta, të njoftojnë menjëherë veterinerin zyrtar të zonës përkatëse ose të kontaktojnë strukturat përgjegjëse.