Alvaro Vitali, aktori i njohur italian dhe një nga fytyrat më të dashura të kinemasë së komedisë erotike të viteve ’70–’80, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në Romë, pas komplikimeve nga një bronkopneumoni e përsëritur.
I njohur gjerësisht për rolin legjendar të Pierinos, Vitali u bë një emër i pandarë i kinemasë popullore italiane, duke luajtur në mbi 80 filma gjatë karrierës së tij. Përveç roleve komike përkrah ikonave si Edwige Fenech dhe Carmen Russo, ai bashkëpunoi edhe me mjeshtrin e madh të filmit italian, Federico Fellini, në vepra si Satyricon, I clowns dhe Amarcord. Vdekja e tij lë një boshllëk në historinë e kinemasë italiane dhe te publiku që e identifikoi me një humor të veçantë dhe një stil unik në ekran.