FLASH :

Ja si duket by pass i ri i Tiranës ku mund të ecet me 120 km/h

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi hapjen e tenderit për ndërtimin e dy loteve të bajpasit të Tiranës, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet.

Loti i parë i segmentit “Rruga Kashar-Nyja Vaqarr” ka një fond limit prej 3.3 miliardë lekësh, ndërsa loti i dytë është parashikuar me një fond limit prej 2.7 miliardë lekësh.

Rruga që do të ndërtohet do të ketë gjatësi prej 21 kilometrash, me një shpejtësi maksimale të lëvizjes së mjeteve deri në 120 km/orë. Në disa pjesë të saj, shpejtësia do të jetë e kufizuar në 80 apo 90 km/orë për arsye sigurie.

Ky segment rrugor do të ketë dy akse kryesore: Kashar-Vaqarr dhe Vaqarr-Mullet, duke ofruar një rrugë alternative që do të lehtësojë trafikun dhe do të përshpejtojë lidhjen midis zonave përreth Tiranës.