Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Vlorë, pikërisht në të njëjtin vend ku një ditë më parë u shënua një tjetër përplasje e dhunshme mes dy automjetesh që përfundoi me konflikt fizik. Këtë herë, një autobus i linjës urbane është përplasur me një veturë private, pasi të dy mjetet kanë tentuar të kalojnë rrugën njëkohësisht. Si pasojë e përplasjes, vetura ka pësuar dëmtime të rënda materiale dhe është shtypur pothuajse totalisht.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por ngjarja ka shkaktuar bllokim të qarkullimit për disa minuta, duke shkaktuar kaos në një nga nyjet kryesore të qytetit. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, në të njëjtin vend, një makinë tip “Benz” goditi disa herë një tjetër mjet pas një përplasjeje që eskaloi në përleshje fizike mes drejtuesve. Rasti i sotëm vë në dukje nevojën për ndërhyrje urgjente në menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment problematik.







