FLASH :

Izraelitët në lotë për shtëpitë e shkatërruara nga raketa Iraniane

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas një sulmi me raketa iraniane ndaj një ndërtese në Be’er Sheva, në jug të Izraelit, të martën. Videoja tregon fasada të shembura dhe rrënoja të shpërndara në zonën e goditur, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas mediave izraelite, si pasojë e sulmit kanë humbur jetën katër persona dhe disa të tjerë janë plagosur. Gjendja e disa prej të lënduarve raportohet si e rëndë. Ndërkohë, kanali informativ ILTV njoftoi se drejtori i agjencisë izraelite të emergjencave ka shprehur shqetësimin se mund të ketë persona të bllokuar nën rrënojat e tre ndërtesave që janë prekur nga shpërthimi.

Autoritetet izraelite po punojnë në terren për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë të rriten me ritme alarmante. Sulmi ndaj Be’er Sheva vjen në një moment delikat, ku përplasjet ushtarake mes dy vendeve po përshkallëzohen çdo ditë.