FLASH :

Skandal në palestër: Ish-yllja e “Real Housewives” përjashtohet nga SoulCycle për skena intime gjatë klasës

Një ish-protagoniste e “Real Housewives of New York City” është përjashtuar nga palestra luksoze SoulCycle në Manhattan, pasi u kap duke u puthur dhe duke kryer akte intime me të dashurin e saj në rreshtin e parë gjatë një ore ushtrimesh.

Sipas një episodi të ardhshëm të podcast-it Cult Of Body & Soul, një ish-instruktore e palestrës deklaroi se sjellja e saj ishte aq shpërqendruese dhe e papërshtatshme, sa menaxheri i studios u detyrua të ndërhynte. “Ajo fliste me zë të lartë gjatë gjithë orës dhe nuk ndalonte së ndërvepruari në mënyrë intime me partnerin e saj. Kur i kërkua të respektonte rregullat, shpërtheu me arrogancë dhe tha: ‘A e di ti kush jam unë?’” – rrëfeu instruktori.

Pas këtij incidenti, kompania vendosi ta ndalojë përgjithmonë pjesëmarrjen e saj në atë degë të SoulCycle. Edhe pse identiteti i ish-yllit të reality show-t nuk u zbulua, rrjetet sociale kanë shpërthyer me spekulime.

Ngjarja vjen në një moment tensioni për produksionin e Real Housewives, pasi një tjetër pjesëtare e sezonit të fundit, Brynn Whitfield, njoftoi largimin nga programi pas akuzave për manipulim emocional të një historie abuzimi seksual në finalen e sezonit 15. Whitfield deklaroi se po largohet për të fokusuar energjinë në aplikacionin e saj të takimeve, “Hoppy”, dhe projekte të tjera personale.

Skandalet duket se nuk mungojnë për yjet e “Real Housewives”, as në ekran dhe as jashtë tij.