FLASH :

Ekspertët zbulojnë: Aroma e të moshuarve mund të largohet me një ushqim të zakonshëm që gjendet në çdo treg


“Aroma e të moshuarve” – ajo nuhatje e njohur musty, paksa acidike dhe e yndyrshme – nuk është thjesht një stereotip, por një proces kimik i vërtetë që ndodh me moshën, dhe sipas një eksperteje të jetëgjatësisë, mund të zbutet ose zhduket fare me ndihmën e një ushqimi të zakonshëm: kërpudhave.

Leslie Kenny, themeluese e kompanisë Oxford Healthspan, thotë për DailyMail se konsumimi i kërpudhave deri në katër herë në javë mund të ndihmojë në largimin e kësaj arome. Shkaku kryesor është përbërësi kimik 2-nonenal, i cili formohet kur yndyrnat omega-7 në lëkurë degradohen për shkak të mungesës së antioksidantëve që natyrshëm bien me moshën. Ky përbërës ngjitet thellë në lëkurë, rrobat dhe jastëkët – dhe nuk largohet as me pastrim të rregullt apo parfume.

Kërpudhat përmbajnë dy përbërës të rrallë: ergothioneine dhe spermidine, të cilët ndihmojnë në parandalimin dhe neutralizimin e 2-nonenalit. Një studim klinik në Japoni me të rritur 50-79 vjeç që konsumuan ekstrakt kërpudhash çdo ditë për katër javë tregoi përmirësime të dukshme në erën e trupit, frymëmarrje dhe jastëk.

Veçanërisht, kërpudhat shiitake, oyster dhe champignon janë më të pasurat me këto substanca. Përveç përfitimeve ndaj erës së trupit, ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, ngadalësimin e kancerit, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe mbrojtjen e trurit.

Kenny thekson se sapunët dhe parfumi janë zgjidhje sipërfaqësore që “shtresojnë aromën” pa e zhdukur, ndërsa kërpudhat, me fuqinë e tyre antioksiduese dhe rigjeneruese, e luftojnë atë nga brenda. Për të moshuarit, ato mund të jenë një zgjidhje natyrale dhe efektive për të mbajtur trupin më të freskët – dhe për ta bërë pleqërinë më të këndshme, në çdo kuptim të fjalës.