FLASH :

Temperatura përvëluese, metorologia tregon ditët më të nxehta të fundit të muajit qershor: Apeli për fëmijët e të moshuarit

Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se fundi i muajit qershor do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave. Sipas saj, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore afrikane, të cilat do të depërtojnë në gadishullin Ballkanik, duke sjellë një valë të nxehti të pazakontë për këtë periudhë.

Gjatë javës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 34–35 gradë Celsius, ndërsa kulmi do të jetë të enjten dhe të premten, kur termometri mund të shënojë deri në 40 gradë.

Porja u bëri apel qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe fëmijëve, që të shmangin daljet në orët më të nxehta të ditës, nga ora 10:00 deri në 14:00, për të evituar problemet shëndetësore që lidhen me temperaturat ekstreme.