Orlando Bloom është bashkuar me Katy Perry dhe vajzën e tyre pesëvjeçare, Daisy Dove, në Australi, mes thashethemeve për vështirësi në martesën e tyre.
Aktori 48-vjeçar u pa duke kaluar kohë me vajzën e vogël në Perth të dielën. Ata shoqëroheshin edhe nga disa persona të stafit, mes tyre edhe një truprojë. Katy, e cila performoi më vonë atë mbrëmje në arenën RAC në Perth, nuk ishte me ta gjatë daljes.

I përkushtuar si gjithmonë, Orlando mbante Daisy-n mbi supe gjatë një shëtitjeje në qendrën e qytetit. Ai ishte veshur thjesht, me një bluzë të gjatë me print dhe xhinse të zeza, ndërsa përpiqej të mos binte në sy me një kapele sportive në kokë.
Vizita e Orlando-s në Australi vjen pas raporteve se çifti do të zhvillojë biseda serioze për gjendjen e marrëdhënies së tyre.

Nga fluturimi i diskutueshëm i Katy-t me Blue Origin deri te mungesa e saj në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, për shkak të turneut botëror – marrëdhënia e tyre është përballur me sfida gjatë vitit të fundit.
Megjithatë, një burim për The Sun tha se: “Askush nuk ka vendosur ende nëse kjo është fundi i rrugës për Katy-n dhe Orlando-n.”
“E duan njëri-tjetrin, por kanë jetuar jetë të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme që prej më shumë se një viti,” shtoi burimi. “Por Katy nuk do të dorëzohet kaq lehtë.”

Katy ka qenë në Australi gjatë gjithë muajit qershor, me koncertin e fundit të turneut të saj “Lifetimes Tour Down Under” më 30 qershor në Adelaide. Ky turne ka sjellë “shkëputjen më të madhe” në jetën familjare të çiftit.
Burimi shton:
“Katy dhe Orlando janë të shkëputur prej kohësh dhe për shkak të angazhimeve në punë kanë jetuar jetë të ndara. Ajo ka përmendur se do të udhëtojë për në shtëpi nga Australia për të kaluar kohë me Orlando-n, Daisy-n, motrën e saj Angela dhe fëmijët e saj.”

“S’kanë pasur kohë për të qëndruar bashkë për më shumë se disa ditë pa shpërqendrime – gjë që u ka munguar.”
Për më tepër, Orlando nuk ishte dakord me pjesëmarrjen e Katy-t në fluturimin me raketën e kompanisë Blue Origin, e cila është në pronësi të Jeff Bezos.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, burimi theksoi se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar.
“Janë kohë të vështira, por nuk është fundi. Ka ende shumë dashuri mes tyre dhe shpresa që mund ta kalojnë këtë krizë. Çiftet në marrëdhënie afatgjata gjithmonë përballen me sfida. Shpesh, edhe kur duket se gjithçka ka mbaruar, mund të rilidhen.”

Burimi përfundoi:
“Të dy janë tipa që nuk dorëzohen lehtë. Katy nuk ka qenë kurrë më e lumtur sesa kur është me Orlando-n. Nëse ky ribashkim rikthen atë ndjenjë, mund t’ia dalin.”
Nuk dihet nëse Katy do të udhëtojë për në Venecia, Itali, për dasmën madhështore të Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos.
Lista e të ftuarve mendohet se përfshin më pak se 200 persona, mes tyre yje si Kim Kardashian, Kris Jenner, Katy Perry, Orlando Bloom dhe anëtarë të familjes Trump.
Jeff Bezos ka rezervuar Scuola Grande della Misericordia, një nga ndërtesat më madhështore historike në qendër të Venecias, për një nga aktivitetet e dasmës, që do zgjasë disa ditë.
Sipas një burimi në Itali për Daily Mail, superjahti 500 milionë dollarësh i Bezos, Koru, do të ankorohet pranë ishullit San Giorgio Maggiore, ku ndodhet bazilika e famshme benediktine e shekullit të 16-të.
Ishulli do të jetë i mbyllur për vizitorët nga 24 deri më 29 qershor. Ndërkohë, Misericordia, ambienti ikonik i eventeve, është rezervuar nga 26 deri më 28 qershor.