FLASH :

Zbulimi historik në Britani: Çelën tre vezë të pëllumbit më të rrallë në botë, “Pëllumbi me sy blu”

Stafi i Kopshtit Zoologjik të Chesterit në Mbretërinë e Bashkuar ka ndihmuar në çeljen e tre vezëve të pëllumbit me sy blu, specie e rrallë dhe në prag të zhdukjes, me vetëm 11 individë të lirë në natyrë.

Ky sukses erdhi pas një projekti ndërkombëtar mes ekspertëve nga Britania, Brazili dhe SHBA, i cili synon rikthimin dhe ruajtjen e këtij zogu unik në habitatin e tij në Minas Gerais, Brazil.

Menaxheri i zogjve në Chester, Andrew Owen, theksoi rëndësinë e kësaj arritjeje për mbijetesën e specieve të rrezikuara. Drejtoresha e Parque das Aves në Brazil, Paloma Bosso, njoftoi se tashmë kujdesen për gjashtë pëllumba me sy blu, duke monitoruar me kujdes çdo hap të tyre.

Pëllumbi me sy blu është klasifikuar si “Në Rrezik Kritik” nga IUCN, dhe ky lajm sjell shpresë për shpëtimin e këtij lloji të rrallë.