Një stuhi breshëri e cila zgjati 20 minuta bëri që puna e një viti e 400 fermerëve té tre fshatrave Gjerbes , Selitë dhe Kapaj, në Mallakastër të shkojë dëm.Një ditë më pas banorët e dëmtuar tregojnë pasojat e mëdha të dëmeve. Për 20 minuta u shkatërruan të gjitha kulturat thonë fermerët , teksa theksojnë se kryesisht janë dëmtuar vreshtat dhe ullishtet.Në shumë prej parcelave me ullishte dhe vreshtari në këtë periudhë kur ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm , breshëri i ka dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme.SinkronNë këto kushte fermerët kërkojnë njëzëri ndihmë nga shteti për të përballuat dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore edhe pse deri më sot nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.SinkronAta pohojnë gjithashtu se jetesën e sigurojnë nga prodhimi i këtyre kulturave që tashmë janë dëmtuar pa asnjë mundësi rikuperimi.SinkronStuhia e breshërit nuk kurseu asnjë kulturë të mbjellë përfshirë qepë, patate, misër, grurë, duke u shkaktuar fermerëve humbje të mëdha financiare.







