Një tjetër fundjavë është shoqëruar me trafik të rënduar në hyrje dhe dalje të Tiranës, duke e kthyer udhëtimin drejt bregdetit në një sfidë të vërtetë për qytetarët.
Kolonat e gjata të automjeteve u regjistruan që prej orëve të para të mëngjesit në zonën e Kombinatit, Astirit dhe TEG-ut, ndërsa për të dalë nga Tirana drejt Durrësit apo Jugut, qytetarëve u është dashur mbi një orë pritje. Situata ka qenë edhe më problematike në kthim, me lëvizje shumë të ngadalta dhe temperatura të larta që e bëjnë përvojën edhe më të lodhshme.
Ekspertët kërkojnë masa afatshkurtra për menaxhimin e trafikut në fundjavë, ndërsa qytetarët apelojnë për rritjen e patrullave rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës në pikat kyçe të qarkullimit.







