FLASH :

Rritet tragjikisht bilanci në Iran: 430 të vdekur dhe mbi 3.500 të plagosur nga sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Teheran ka përditësuar sot bilancin e viktimave nga sulmet izraelite që nisën më 13 qershor, duke konfirmuar se deri më tani 430 persona kanë humbur jetën dhe mbi 3.500 të tjerë janë plagosur në të gjithë Republikën Islamike.

Shifrat janë raportuar nga rrjeti Al Jazeera, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të përshkallëzohen në mënyrë dramatike. Sulmet kanë prekur disa qytete dhe zona strategjike të Iranit, mes tyre edhe baza ushtarake dhe qendra civile.