Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka tronditur veriun e Iranit, në një kohë kur vendi ndodhet në përplasje të ashpër me Izraelin. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendrën në juglindje të qytetit Senman, rreth 175 kilometra nga Teherani.
Ngjarja vjen në një moment tensioni ekstrem në rajon, ndërsa Irani akuzon Izraelin për sulme të përsëritura, përfshirë vrasjen e një komandanti të lartë iranian. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha nga tërmeti.