FLASH :

Skandali i errët pas luksit të Dubait: Influencuese rrëfejnë sesi gratë mashtrohen me pushime falas dhe përfundojnë në skenarë të dhunshëm seksualë

Dubai njihet për shkëlqimin, luksin dhe siluetën mahnitëse të qytetit, por pas kësaj fasade ndodhet një realitet i errët dhe shqetësues. Vajza të reja po mashtrohen me premtime për udhëtime falas, çanta firmato, festa luksoze dhe para në dorë – për të përfunduar në situata të rrezikshme, pa ndihmë dhe të ekspozuara ndaj abuzimeve seksuale degradues.

Meshkuj të pasur paraqiten si rekrutues të rremë nga agjenci influencerësh, programe modelingu ose platforma sociale. Ata i kontaktojnë vajzat përmes rrjeteve sociale dhe u ofrojnë “shpenzime të mbuluara” për të udhëtuar drejt Emirateve. Për shumë prej tyre, oferta duket e parezistueshme. Por pas mbërritjes, realiteti është i frikshëm: festa në jahtet private, vila të izoluara dhe përdhunime që dokumentohen pa pëlqimin e viktimave.

Një prej rasteve më të rënda ishte ai i Maria Kovalchuk, një 20-vjeçare nga Ukraina, e njohur në OnlyFans, e cila u gjet në mars të këtij viti në rrugët e Dubait me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë të thyera – pas një “rrëzimi nga lartësia” misterioz. Miqtë e saj kanë frikë se ajo u rrëmbye, u përdhunua dhe më pas u hodh jashtë si e pavlerë. Maria ishte zhdukur për tetë ditë pas një ftese për një “festë me dy meshkuj” që pretendonin se përfaqësonin një agjenci modelingu.

Ish-krijuesja e OnlyFans, Lucy Banks nga Australia, ka paralajmëruar për këto skema, duke thënë se “9 nga 10 mesazhe të tilla janë mashtruese”. Ajo thekson se shënjestra nuk janë vetëm influencueset, por çdo vajzë tërheqëse në rrjete sociale. Faqe të rreme që paraqiten si vajza në Dubai përdoren për të fituar besimin e viktimave dhe më pas i drejtojnë tek “rekrutuesi”.

Sipas Lucy-t, viktimat janë zakonisht vajza naive, 18–25 vjeç. “Ato mashtrohen me premtime për karrierë dhe para, por përfundojnë të vetmuara dhe pa asnjë ndihmë. Nuk ekziston asnjë ‘motërsi’, është një kurth i pastër.”

Një tjetër ish-modele australiane, Kayla Jade, ka rrëfyer për “festat e influencuesve”, ku burrat e pasur e përdorin seksin si mënyrë për të ushtruar kontroll. “Ata paguajnë qindra mijëra dollarë për të poshtëruar vajzat, vetëm sepse janë mërzitur me çdo gjë tjetër që ofron jeta.”

Radha Stirling, avokate për të drejtat e njeriut dhe themeluese e organizatës “Detained in Dubai”, ka ndihmuar mbi 20,000 viktima në Emirate dhe thotë se abuzimet në Dubai kanë ndodhur për dekada. Ajo thekson se shumë gra ftohen në festa me pretekstin e “promovimit në rrjete sociale” dhe përfundojnë të droguara, të filmuara pa leje, të shantazhuara ose edhe pa pasaportat e tyre.

“Këto ngjarje organizohen nga individë të lidhur me biznesin, turizmin dhe jetën e natës në Dubai. Ato nuk janë të rastësishme – janë forma të planifikuara shfrytëzimi ku gratë trajtohen si objekte zbavitjeje seksuale, shpesh pa mundësi largimi ose ndihme.”

Fenomeni i përfolur i “porta potty parties”, ku gratë paguhen për akte seksuale degraduese, është bërë publik vetëm vitet e fundit përmes rrjeteve sociale, por sipas Stirling, abuzimi ka nisur që nga fillimi i viteve 2000.

Një tjetër australiane, Emma Lovell, që ka vizituar 76 vende, thotë se kurrë nuk do të kthehet më në Dubai pas një ndalese që e la të traumatizuar nga meshkuj të çuditshëm që e ndiqnin nëpër atraksione turistike. “Gjithçka është false dhe plastike. Asgjë nuk ka shpirt ose histori të vërtetë,” u shpreh ajo.

Radha Stirling paralajmëron: “Mos e merrni të mirëqenë se Dubai është i sigurt vetëm sepse duket i tillë. Ligji atje shpesh nuk i mbron gratë – madje mund t’i dënojë për raportimin e një abuzimi.”

Ajo këshillon të gjithë udhëtarët të njihen me ligjet strikte të Emirateve për veshjen, sjelljen dhe konsumin e alkoolit, si dhe të shkarkojnë aplikacionin emergjent të “Detained in Dubai” në rast ndalimi. “Nëse ndaloheni,” thekson ajo, “keni të drejtën të heshtni, të kërkoni përfaqësim ligjor dhe të kontaktoni ambasadën tuaj.”