Autoritetet iraniane kanë arrestuar 22 persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete izraelite që nga data 13 qershor, njoftoi sot policia e provincës Qom, sipas agjencisë shtetërore Fars.
Sipas deklaratës së zyrtarëve të inteligjencës në këtë provincë, 17 prej të arrestuarve akuzohen për bashkëpunim me “shërbimet sekrete të regjimit sionist”, si dhe për përhapje paniku në publik dhe mbështetje ndaj Izraelit, të cilin autoritetet iraniane e quajnë “regjim kriminal”.
Lajmi vjen në një klimë të tensionuar ndërmjet Iranit dhe Izraelit, ku akuzat për spiunazh dhe aktivitete subversive janë intensifikuar nga të dyja palët, sidomos pas shkëmbimeve të fundit ushtarake dhe ndërhyrjeve në infrastrukturën strategjike të njëri-tjetrit.