FLASH :

Sateliti “i vdekur” i NASA-s “ngjallet” pas 60 vitesh dhe lëshon një shpërthim radio që ndriçoi qiellin

Një satelit i NASA-s, i cilësuar si i fikur që nga viti 1967, ka habitur komunitetin shkencor pasi papritur lëshoi një shpërthim të fuqishëm radioje, aq të ndritshëm sa për disa sekonda u bë objekti më i ndritshëm në qiell, duke eklipsuar galaktika dhe yje. Bëhet fjalë për satelitin Relay 2, i lançuar në vitin 1964 dhe i heshtur prej më shumë se gjysmë shekulli.

Shpërthimi i fuqishëm u zbulua nga radioteleskopët në Australi, të cilët në atë moment po kërkonin për shpërthime të shpejta radioje (FRB) që zakonisht vijnë nga thellësitë e universit. Por këtë herë sinjali nuk vinte nga një galaktikë e largët, por nga një objekt i harruar vetëm 2,800 milje larg Tokës. Sipas shkencëtarëve, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një shkarkesë elektrostatike ose nga përplasja me një mikrometeorit. Ky incident i pazakontë jo vetëm që zbulon dimensione të reja të fenomeneve në orbitë, por ngre edhe shqetësime për ndikimin që objekte të tilla “të vdekura” mund të kenë në vëzhgimet astronomike moderne.