Sharon Stone u rikthye në rolin e bombës seksuale Catherine Trammell nga filmi Basic Instinct, duke pozuar pa reçipeta në setin më provokues të karrierës së saj këtë javë.
Aktorja 67-vjeçare shfaqet topless poshtë një fustani transparent, ndërsa rrethohet nga disa modele meshkuj të pashëm – përfshirë Gabriel Aubry, ish-partnerin e aktores së famshme Halle Berry – në një set të zjarrtë për revistën Vogue Adria.
Ajo shfaq vetëbesim të plotë, duke zbuluar pjesërisht gjoksin teksa pozon në mënyrë joshëse përpara kamerës – përpara se të përdridhet në mënyrë erotike me Aubry, 48 vjeç, me të cilin Halle Berry ka një vajzë.

Stone gjithashtu rikrijoi pamjen e “femrës fatale” me kostum klasik burrëror, duke veshur një xhaketë pa asgjë poshtë dhe me një stil flokësh të kuruar.
Një tjetër foto provokuese e tregon aktoren – e cila më herët ka zbuluar se kirurgu i kishte zmadhuar gjoksin pa pëlqimin e saj – në një moment ekstaze, e shtrirë mbi prehërin e Aubry, me këmbët mbi shpatullën e tij dhe duke u afruar për një përqafim intim.

Aubry ka qenë në një lidhje me Halle Berry (58) nga viti 2005 deri në 2010 dhe kanë një vajzë të quajtur Nahla, 16 vjeç. Pas ndarjes, ai shprehej: “Ajo është dhe do të mbetet një nga njerëzit më të veçantë dhe më të bukur që kam njohur ndonjëherë, dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të kemi vetëm dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.”
Megjithatë, ndonëse thanë se do të mbeteshin miq dhe prindër të përkushtuar, situata u përkeqësua në gjykatë pasi Berry kërkoi të shpërngulej në Francë me vajzën për të jetuar me bashkëshortin e saj të atëhershëm, Olivier Martinez.
Gjatë një dorëzimi të vajzës në shtëpinë e Halle, ndodhi një përleshje fizike mes Martinez dhe Aubry, ku të dy morën lëndime dhe u trajtuan nga mjekët.
Berry gjithashtu kërkoi të ndalonte Aubry-n të kishte kontakt me vajzën në vitin 2012, pas një hetimi të policisë për një incident ku ai dyshohej se kishte shtyrë dado-n ndërsa ajo mbante fëmijën dyvjeçare në krahë. Dadoja pretendoi se kishte pësuar “trauma psikologjike”, por gjykata i refuzoi kërkesën për urdhër ndalimi dhe Aubry nuk u akuzua zyrtarisht.
Vitit të kaluar, Stone habiti publikun kur tha se skena ikonike dhe e diskutueshme e marrjes në pyetje në Basic Instinct tani duket “shumë e zakonshme” krahasuar me filmat erotikë të sotëm.

Në skenën e famshme, personazhi i saj Catherine shpërqendron hetuesit – përfshirë atë të luajtur nga Michael Douglas – duke kryqëzuar dhe shpalosur këmbët, ndërkohë që ishte pa të brendshme.
Duke folur në Festivalin e Filmit në Taormina, ajo tha për : “[Në atë kohë] dukej si një skandal, ndërsa tani duket shumë, shumë e zakonshme.”

Ajo shtoi: “Tani që gratë shkruajnë, regjistrojnë, prodhojnë dhe marrin pjesë më shumë në realizimin e filmave, filmat nuk janë më për fantazitë mashkullore për gratë. Aktoret nuk shtyhen më të mishërojnë fantazitë e burrave, dhe as kritikët nuk gjykohen më sipas atyre standardeve. Tani pyesim: A po i pasqyrojmë kushtet njerëzore?”

Duke reflektuar për ndryshimet në kinema gjatë 30 viteve të fundit, ajo shtoi: “Sistemi i studios ka ndryshuar rrënjësisht. Nga prodhimi i një game të gjerë filmash, tani bëhen vetëm superproduksione me buxhete 100 ose 200 milionë dollarë.”
“Sot, kemi më shumë opsione me platforma streaming dhe kjo s’më duket gjë e keqe. Po kthehemi te filmat më të vegjël dhe më të larmishëm, dhe kjo është një gjë e mirë.”
Pavarësisht se ajo skenë e bëri Stone një yll brenda natës, aktorja ka deklaruar më herët se ishte “mashtruar” për të ekspozuar trupin në kamera.
Në autobiografinë The Beauty of Living Twice, Sharon tregon se kishte qëlluar regjisorin Paul Verhoeven me shuplakë dhe ishte larguar nga projekti me zemërim, pasi kishte mësuar se siguria që ajo nuk do të ekspozohej ishte gënjeshtër dhe se publiku mund të “shihte deri në Nebraska”, siç shprehet ajo.
Nga ana tjetër, regjisori Verhoeven e ka mohuar kategorikisht që ajo ishte e surprizuar nga skena famëkeqe, duke thënë: “Çdo aktore e di se çfarë do të shihet kur i kërkon të heqë të brendshmet dhe tregon aty me kamerë.”
Megjithatë, Sharon Stone është shprehur se nuk pendohet për realizimin e filmit.