Një video që po qarkullon në rrjet djhe që mendohet se është nxjerrë nga faqe pro iraniane, ku një dorë shihet të përkëdhelë, atë që në dukje duket si shëmbëlltyra e një testate bërthamore, e shoqëruar me mbishkrimin “Ndoshta”, ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrejt.
Dora iraniane duket se në formë kërcënuese po paralajmëron Izraelin dhe kundërshtarët e tij, që të mendohen mirë për pasojat në rast se përshkallëzojnë sulmet ndaj Iranit.
Zyrtarisht, Irani nuk është në zotërim të armëve bërthamore, mirëpo inteligjenca amerikane dhe izraelite, dyshon se në mënyrë të fshehtë Irani mund të ketë avancuar shumë drejt zotërimit të një arme të tillë, në mos pajisjes të plotë me të.







