Një vizitë surprizë e Juventusit në Shtëpinë e Bardhë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi presidenti amerikan Donald Trump jo vetëm që priti futbollistët dhe drejtuesit e klubit italian, por e ktheu takimin në një deklaratë politike që preku tema delikate si konflikti Izrael-Iran dhe emigracioni. Një prani që mbetet enigmatike: ndoshta nuk do t’i sjellë shumë fat skuadrës, ashtu siç as presidenca e tij nuk shkëlqeu.
Në prani të emrave të rëndësishëm si Igor Tudor, John Elkann, Maurizio Scanavino, Giorgio Chiellini dhe Gianni Infantino, Trump mbajti një fjalim ku përveç lavdërimeve për industrinë e makinave dhe FIFA-n, bëri edhe komente të papritura për bombardimet në Lindjen e Mesme – teksa futbollistët qëndronin në heshtje pas tij.
Momente të sikletshme u regjistruan kur presidenti komentoi mbi ekipin kundërshtar të Juventusit, Al-Ain, duke pyetur: “Ata shpenzojnë shumë para, apo jo?” dhe kur i pyeti trajnerët për emigracionin, në një mënyrë krejt jashtë kontekstit sportiv.
Vizita erdhi disa orë para ndeshjes hapëse të Juventusit në Kupën e Botës për Klube, ku “Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultatin spektakolar 5-0 ndaj Al-Ain në Washington. Megjithatë, spektakli politik në Uashington duket se ka lënë një hije të pazakontë mbi përgatitjet e klubit për turneun.
Donald Trump welcomes Juventus to the Oval Office. pic.twitter.com/d15Fymqr1E
— Juventus Xtra (@juven_xtra) June 18, 2025







