Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një tjetër incident me sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit, ku një raketë interceptuese duket se ka dështuar dhe është përplasur përsëri mbi Tel Aviv.
Ky është rasti i tretë radhazi brenda tre ditëve që raportohen probleme me funksionimin e sistemit të njohur “Iron Dome” ose variantëve të tij.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për incidentin më të fundit, ndërsa banorët e zonës shprehin shqetësim për sigurinë e tyre përballë valëve të vazhdueshme të sulmeve dhe defekteve teknike në sistemet mbrojtëse.
Ndërkohë, tensionet midis Izraelit dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, duke e mbajtur rajonin në një gjendje alarmi të lartë.







