FLASH :

Elita Rudi flet pas shpalljes së vendimit për Gjikon: “Një plagë që na dhembi”

Reperi Asdren Gjikolli – i njohur për publikun me emrin artistik Gjiko – u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në lidhje me akuzën për abuzimin e një 15-vjeçareje. Kjo akuzë ka qenë në vëmendje të medieve dhe të publikut para disa viteve.

Nisur nga ky vendim, Elita Rudi, bashkëshortja e tij, publikoi një video me disa nga momentet ku reperi shfaqet me familjen dhe në mbishkrim u shpreh:

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: Ti je i pafajshëm! I kemi duruar fjalët, akuzat, dyshimet, por asnjëherë s0u dorëzuam”.

Më tej, Elita kujton momentin kur Gjiko i tha se nëse ajo është me të, s’ka rëndësi se kush i vihet kundër.

“Më kujtohet si sot kur më the: “Nëse ti je me mua, s’ka rëndësi kush është kundër, veç të të ty mjafton”. Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë e kur unë u dobësova, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë!”.