Shpesh pas fjalëve miqësore dhe sjelljeve të përzemërta mund të fshihen qëllime të errëta dhe njerëz që nuk ju duan suksesin. Ata mund të qeshin me ju, por në heshtje presin që të dështoni. Njohja e këtyre shenjave është thelbësore për të mbrojtur veten.
Ja si i dalloni “miqtë” që ju duan vetëm kur jeni poshtë:
- Nënvlerësojnë çdo arritje tuajën: Një koment si “eh, edhe fati bën punën e vet” mund të fshehë zili, jo përgëzim.
- Ju krahasojnë vazhdimisht me të tjerët: Në vend të përgëzimeve, ata ju japin modele të tjerë për të ndjerë mungesën.
- Ju thajnë energjinë pozitive: Kur gëzoni për diçka, ata sjellin dyshime dhe kritikë të fshehur për t’ju ulur moralisht.
- Ndihen “mirë” kur ju jeni keq: E ndjeni një farë qetësie tek ta kur jeni në krizë? Mos e shpërfillni atë ndjesi – mund të jetë shenjë e qëllimeve të fshehta.
Çfarë të bëni?
Vendosni kufij të qartë, ruani distancë emocionale dhe rrethohuni me njerëz që ju mbështesin pa interes. Energjia juaj është e çmuar – mos e shpërdoroni me ata që ju duan vetëm në dështim.
Më mirë vetëm se me njerëz që të buzëqeshin në fytyrë dhe të presin rrëzimin pas shpine






