FLASH :

Parashikoi sulmin Izraelit ndaj Iranit? Këngëtarja e famshme bëhet virale në rrjet

Laura Pausini, një nga zërat mtë dashur të muzikës italiane dhe ndërkombëtare, është bërë virale në rrjetet sociale, jo për ndonjë baladë prekëse apo turne të ri botëror, por për… dy emoji bombe!

Këngëtarja postoi së fundmi në platformën X një mesazh misterioz, ku shkruante: “Diçka shumë e madhe po vjen”, duke e shoqëruar me dy emoji në formë bombe. Por ajo që ndoshta ishte menduar si një paralajmërim për një projekt të ri muzikor, u interpretua ndryshe nga ndjekësit – në mënyrë krejtësisht ironike dhe politike.

Në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar dhe shpërthimet janë fjalë për ditë, postimi i Pausinit është marrë si një “profeci” e goditjes së Izraelit ndaj Iranit, duke shkaktuar një valë reagimesh, batutash dhe meme-sh në italisht në komentet e postimit.

Postimi i saj në X është parë mbi 650 mijë herë dhe ka marrë mijëra shpërndarje, duke e kthyer artistën në qendër të vëmendjes për arsye shumë larg mikrofonit dhe skenës.

 Një përdorues shkruan me shaka: “Laura e dinte para shërbimeve sekrete…”, ndërsa një tjetër komentonte: “Kënga e re quhet ‘Apokalipsi’?!”

Ndonjëherë, një emoji mund të bëjë më shumë zhurmë se një album i tërë. Laura ende nuk ka reaguar për këtë “shpërthim” viral, por një gjë është e sigurt: ajo di si të ndezë rrjetin… me ose pa mikrofon!