Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”. I plagosuri, Arnaldo Matodashaj, u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia lokale bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë tip Glock, që dyshohet të jetë arma me të cilën ndodhi vetëplagosja. Ndërkohë, mësohet se 35-vjeçari ka precedentë penalë – në vitin 2023 ai ishte arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pasi iu gjet një armë në automjet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, përfshirë atë të një tentative për vetëvrasje apo aksident.







