Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga sulmet ajrore të Izraelit ka arritur në 224, që prej nisjes së ofensivës ditën e premte. Sulmet e Tel Avivit kanë goditur objektiva ushtarake dhe infrastrukturore në disa qytete iraniane, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima të shumta në njerëz.
Operacioni ushtarak ka përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon, ndërsa Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje të ashpër. Mes viktimave raportohet të ketë edhe civilë, çka ka nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në arenën ndërkombëtare. Bilanci pritet të rritet në orët në vijim për shkak të numrit të madh të të plagosurve rëndë.







