FLASH :

Izraelitët këndojnë “tu djegtë fshati”, ndërsa raketa iraniane asgjeson gabimisht familjen palestineze

Një familje izraelite është filmuar duke festuar teksa raketat iraniane ranë mbi qytetin palestinez të Tamra-s në veri të Izraelit, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Ndërsa raketat binin, anëtarët e familjes brohorisnin “U dogjshin fshatrat tuaj”, një slogan nacionalist i përhapur mes izraelitëve të ekstremit të djathtë dhe titulli i një kënge të këngëtarit izraelit Kobi Peretz, që nxit djegien dhe fshirjen e Rripit të Gazës.

Sulmet me raketa vijnë pas një sulmi masiv izraelit të premten, që synoi liderët iranianë si dhe infrastrukturën ushtarake, bërthamore dhe të naftës në Iran. Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori një valë sulmesh të shtunën mbrëma. Disa nga raketat nuk arritën në Tel Aviv dhe ranë në veri të Izraelit, duke goditur lagjen palestineze në Tamra.

Raketat që devijuan vranë katër anëtarë të familjes Khatib dhe lanë të plagosur 14 persona të tjerë, ndërsa shtëpia e tyre u shkatërrua plotësisht.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë familje izraelite duke brohoritur ndërsa raketat binin mbi lagjet palestineze, duke thirrur “U dogjshin fshatrat tuaj” dhe “Të bien mbi fshatin”.

Kjo ndodhi në ditën e dytë të shkëmbimeve intensive raketash mes Iranit dhe Izraelit, gjatë së cilës Izraeli goditi objektet e naftës në Teheran, ndërsa Irani paralajmëroi se do të godiste bazat ushtarake të SHBA-së, Britanisë dhe Francës nëse ato ndihmonin Izraelin për të interceptuar raketat iraniane.