FLASH :

Samiti i SEECP në Tiranë, Policia njofton bllokime të përkohshme rrugësh dhe ndalim të qarkullimit për qytetarët

Policia e Tiranës ka njoftuar se këtë të hënë, më 16 qershor, do të ketë kufizime të përkohshme të lëvizjes për qytetarët, si pasojë e masave të marra për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që mbahet në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimet do të ndodhin në momentet e mbërritjes dhe largimit të delegacioneve zyrtare, ndërsa segmentet që do të preken përfshijnë:

  • Aeroporti i Rinasit – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “Urani Pano” – Rruga “Dervish Hima”.
  • Në kthim: Rruga “George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada Tiranë-Durrës – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Ndërkohë, ndalime të përkohshme do të ketë edhe për qarkullimin, parkimin e automjeteve si dhe për lëvizjen e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës, gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Policia deklaron se oraret e sakta të kufizimeve do të varen nga axhendat e mbërritjes së delegacioneve, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këto zona dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të rendit për të evituar vonesa apo situata të panevojshme.