Pamje tronditëse tregojnë shkatërrimin masiv në Tel Aviv, pas një sulmi të rëndë me raketa nga Irani ndaj Izraelit herët në mëngjesin e së shtunës. Ky sulm përbën një hakmarrje të drejtpërdrejtë për një ofensivë të mëparshme izraelite që goditi objektiva ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke shkaktuar vdekjen e disa gjeneralëve të lartë.
Sipas mediave izraelite, në rajonin e Gush Dan janë raportuar të paktën 34 të plagosur, përfshirë një grua që ndërroi jetë nga plagët e marra. Autoritetet janë në gatishmëri të lartë, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen.