FLASH :

Video/Kamioni del nga rruga në Rotondo e Levanit, shpëton pa lëndime drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak është bërë bllokimi i timonit, çka nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë në kohë.

Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi mjeti ishte i ngarkuar me enë kuzhine. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.