FLASH :

Një bukuri që sfidon paragjykimet! 13 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

Jo, albinizmi nuk është as sëmundje, as mister.

Është një gjendje gjenetike që bën që lëkura, sytë dhe flokët të kenë më pak pigment,por që nuk duhet kurrë të jetë arsye për ndarje apo diskriminim.

Sot, më 13 qershor, i japim zë një komuniteti që shpesh është i padukshëm.

Një ditë për të kujtuar se njerëzit me albinizëm përballen jo vetëm me sfida shëndetësore, por edhe me stigma sociale, mite të rrezikshme dhe, në disa vende, rrezik për jetën.

Diversiteti është fuqi dhe kjo ditë na fton të edukohemi, të respektojmë dhe të pranojmë çdo nuancë të njerëzores.