Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka konfirmuar zyrtarisht fejesën me aktorin britanik Callum Turner. Lajmin e bëri publik në një intervistë për revistën British Vogue, ku 29-vjeçarja u shpreh shkurt dhe qartë:
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese.”
Romanca e tyre u përfol për herë të parë në janar të vitit 2024, kur u panë duke kërcyer së bashku në një festë në Londër. Edhe pse për një kohë të gjatë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së.
Çifti është shfaqur në disa evente të rëndësishme nga darkat romantike në New York, deri te paraqitja në tapetin e kuq të Met Gala 2025, ku dolën për herë të parë si çift.
Zërat për një fejesë nisën të qarkullojnë në prag të festave të fundvitit 2024, kur Dua publikoi në Instagram një fotografi ku dukej me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. Megjithëse nuk bëri asnjë koment në atë kohë, fansat dhe mediat vunë re menjëherë detajin. Në Paris Fashion Eeek, këngëtarja u përpoq ta mbante dorën të fshehur nën mantelin e saj, por unaza u kap në një prej fotove.
Tashmë që lajmi është zyrtar, Dua Lipa ka ndarë edhe disa detaje të veçanta për unazën:
“Jam e fiksuar pas saj. Është aq ‘unë’. Është ndjesi e bukur të dish që personi me të cilin do kalosh jetën të njeh aq mirë,” tha ajo, duke zbuluar se Callum kishte bashkëpunuar me motrën dhe mikeshat e saj më të afërta për dizajnimin e unazës.
Sa i takon planeve për martesë, këngëtarja sqaroi se nuk ka ndonjë datë konkrete:
“Dua të mbaroj turneun tim, Callum është me xhirime, kështu që po shijojmë këtë periudhë,” u shpreh ajo.
Këngëtarja pranoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë dasmën si një ëndërr të sajën, por tashmë po i lindin disa mendime:
“Nuk kam qenë ndonjëherë ajo vajza që ka ëndërruar për një dasmë, por tani papritur mendoj: ‘Hmm, çfarë do vishja vallë?’”
Në intervistë, ajo u ndal edhe te rëndësia emocionale që mbart ky hap në jetën e saj:
“Nuk e kuptoja plotësisht se çfarë do të thotë të fejohesh, deri sa më ndodhi. Të marrësh një vendim për t’u plakur bashkë me dikë, për ta kaluar jetën me shokun tënd më të mirë… është një ndjesi shumë e veçantë.”
Çifti e bëri marrëdhënien publike në korrik 2024, kur Dua ndau në rrjetet sociale disa foto me Callum nga festivali Glastonbury në njërën ai e puthte në kokë, në tjetrën rrinin të shtrirë duke biseduar si dy të rinj të dashuruar. Më pas erdhi edhe fotografia e puthjes në natën e ndërrimit të viteve.
Një histori dashurie që mund të dukej si skenar filmi, por që për Duan është një realitet i bukur dhe personal.