Një influencere e njohur shqiptare, me aktivitet në Britani dhe Shqipëri, ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi ka publikuar apartamentin e saj, që ajo thotë se sapo e ka blerë.
Apartamenti në fjalë ndodhet në zonën e Liqenit Artificial dhe është i tipologjisë 3+1.
Përkundër entuziazmit që Françeska Murati, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka shfaqur për pamjen e rezidencës së saj të re, ajo në fakt duket kryesisht e rrethuar nga pallate të tjera, edhe pse ndodhet në një zonë që e quan veten “Pamja e Liqenit”.
Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se agjencitë e ndryshme imobiliare në vend, kanë listuar apartamente të ngjashme në të njëjtën godinë, me vlera që variojnë nga 550 mijë deri në 789 mijë euro.
Dhë të mendosh që bëhet fjalë për apartamente të pa-arreduara.
Sot, në sektorin e ndërtimit kosto e ndërtimtarisë për metër katror varion nga 400 në 850 euro për metër katror në ndërtimet “normale” , brenda zonës urbane. Për ndërtime si ky në fjalë, ajo është disi më e lartë.
Gjithsesi në rastin më të keq kompania e shitjes, fiton 300 deri në 400 mijë euro për një apartament të tillë.
Çmime të tilla të kullave në Tiranë, janë një gangrenë që e kanë sëmurur të gjithë tregun e çmimeve të të patundshmeve, sepse ato nuk bazohen as në studim tregu, as në plan biznesi dhe as në logjikën e kerkesë-ofertës.
Më tepër këto çmime bazohen të logjika e “lavatriçes”.
Sidoqoftë është e qartë se kova nuk mban më ujë, ky i fundit ka nisur të derdhet dhe do t’i marrë përpara qindra dhe mijëra apartamentet e ndërtuara nëpër kulla në Tiranë, që po mbeten stok dhe që kanë bllokuar të gjithë tregun.
Ky revolucion i pritshëm do t’i ulë çmimet deri në 40% brenda 6 muajsh dhe qytetarët do të bëjnë investime të zgjuara në periferi dhe në bregdet, ku mbizotërojnë hapësirat dhe kthimi i shpejtë i investimit.
Ndërtesat-dinozaurë do të vazhdojnë të mbeten bosh. Në to do të shëtisin natën vetëm fantazma.