Retina artificiale rikthen pjesërisht shikimin te kaviet e laboratorit. E njëjta teknikë është përdorur edhe te majmunët, dhe aty përmirësoi shikimin në errësirë.
Rezultati konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm dhe hap rrugën skenarëve të rinj për trajtimin e pacientëve të prekur nga sëmundjet e retinës së syve dhe mban firmën e Universitetit Fudan të Shanghait.
Kërkuesit kanë arritur të realizojnë retinën artificiale me ndjeshmëri ndaj dritës dhe në gjendje të bëjë konvertimin e saj dhe asaj infra të kuqe në sinjale elektrike.
Kjo metodë e përdorur mund të ndihmojë në krijimin dhe zhvillimin e një gjenerate të re protezash delikate, që të jenë në gjendje të kthejnë dritën në sinjale stimuluese neurale dhe kështu të rikthejnë shikimin, qoftë edhe të kufizuar, por shumë të nevojshëm për mjaft individë që nuk shohin aspak.
Në eksperimentet e kryera me kaviet ka rezultuar efikase, e sigurt dhe biologjikisht e përputhshme, duke pasur sukses në njohjen dhe dallimin e formave, modeleve, në perceptimin dhe dallimin e dritave LED.
Puna kërkimore është publikuar në revistën prestigjioze Science.