FLASH :

Rey Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur: “Po ndjej një dhimbje të madhe”

Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Serbisë në stadiumin “Air Albania”, në një përballje të tensionuar dhe me shumë emocione.

Një nga momentet vendimtare të ndeshjes erdhi në minutën e 46-të të pjesës së parë, kur Shqipëria fitoi një penallti. Rey Manaj mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri serb, Dorde Petrovic.

Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për penalltinë e humbur.
“Po ndjej një dhimbje të madhe për këtë moment. Më vjen keq që nuk arrita të shënoj dhe t’u dhuroj gëzim tifozëve. Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme,” shkruan Manaj.

Barazimi ndaj Serbisë mban gjallë shpresat për kualifikim, por humbja e rastit më të mirë në ndeshje mbetet një peng për sulmuesin dhe për ekipin.

Reagimi i Rey Manaj:

Sot ndiej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur.