Fundjava e zgjatur ka sjellë sërish kaos në qarkullim. Në segmentin rrugor Maminas–Kthesa e Rinasit janë krijuar radhë kilometrike, teksa qindra qytetarë po kthehen nga pushimet.
Rritja e ndjeshme e fluksit të automjeteve ka treguar edhe një herë se infrastruktura rrugore nuk e përballon dot volumin e lartë të qarkullimit, veçanërisht në kthimet masive pas festave apo fundjavave të gjata.







