FLASH :

Me çfarë urrejtje mund të rriten fëmijët për të trajtuar 2 turistë kështu!?

Dy turistë të huaj janë sulmuar fizikisht dhe verbalish nga disa fëmijë kolonësh në rrugë, duke ngjallur tronditje dhe zemërim të gjerë. Fëmijët jo vetëm që i kanë pështyrë dhe goditur me sende turistët, por edhe i kanë kapur për çanta, i kanë tërhequr dhe i kanë sulmuar me tone të ashpra, duke bërtitur me mllef dhe agresivitet të pashpjegueshëm për moshën e tyre. Ngjarja ka ngritur alarmin për një sjellje alarmuese të dhunshme mes të miturve.

Përtej aktit të rëndë në vetvete, incidenti ka hapur një debat të gjerë mbi ndikimin e ambientit ku fëmijët rriten. Si është e mundur që fëmijë të moshës së vogël të kenë brenda vetes aq urrejtje dhe sjellje të egra? A po rriten në një kulturë ku agresiviteti është normalizuar dhe ushqehet që në fëmijëri? Ky rast ka vënë në diskutim rolin e familjes, sistemit arsimor dhe shoqërisë në përgjithësi për mënyrën se si formësohet karakteri i brezit të ri.